Gjilani përforcohet me futbollistin e formuar në Thun

Futboll

Gjilani përforcohet me futbollistin e formuar në Thun

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 20:00
Enis Asani

Enis Asani është zyrtarisht pjesë e klubit të Gjilanit në futboll, ka njoftuar skuadra e qytetit me të njëjtin emër.

Sipas komunikatës, bëhet fjalë për një lojtar të formuar në ekipin zvicerian FC Thun. 

"Me kënaqësi ju njoftojmë se Enis Asani është zyrtarisht pjesë e klubit. Një lojtar i rritur dhe zhvilluar në ekipin zvicerian FC Thun është i gatshëm të japë maksimumin për ngjyrat kuq e bardh.
 
Le t’i japim Enisit një mirëseardhje të ngrohtë në klubin tonë"
, ka njoftuar Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat