Scott McTominay e ka arritur një “sukses”, që asnjë mesfushor tjetër i Serie A nuk e ka arritur, pasi shënoi golin hapës të Napolit ndaj Udineses.
28-vjeçari iu bashkua Napolit nga klubi i tij i fëmijërisë Manchester Unitedit, një transferim që i kushtoi napoletanëve 25 milionë paund – duke qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit italian këtë sezon.
Qëkur debutoi në ligë, me një fitore ndaj Cagliari në shtator, skocezi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime për skuadrën e Antonio Contes.
Mesfushori në formë, shpërfaqi edhe një herë aftësitë e tij në fushën e lojës, duke shënuar gol të dielën mbrëma në barazimin 1-1 të Napolit me Udinesen.
Pasi gjeti rrugën e rrjetës, McTominay u bë lojtari i vetëm i Napolit që ka shënuar gol me këmbën e tij të majtë, këmbën e tij të djathtë dhe me kokën e tij këtë sezon, sipas “Opta”.
Në fakt, me golin e tij ndaj Udineses, ai u bë mesfushori i vetëm në Serie A që ka gjetur golin me këmbë dhe me kokë në edicionin 2024/25 të elitës së futbollit italian.
Fatkeqësisht për McTominayn dhe Napolin, mysafirët e Udineses barazuan vetëm pas tre minutash përmes Jurgen Ekkelenkamp.
Duke folur në konferencën për media pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Antonio Conte foli për barazimin e skuadrës së tij.
“Na dueht të shikojmë veten tonë, ndoshta është një mundësi e humbur për të shkuar në Europë. Barazimi me Udinesen është mirë, sepse nuk duhet të konfuzojmë realitetin e këtij rezultati”, tha ai fillimisht.
“Ne po bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Më besoni. Djelmoshat po japin gjithçka nga vetja, dhe janë shumë të lodhur nga kjo ndeshje sepse e deshën shumë fitoren”, shtoi Conte.