Ermir Rashica lë në “baltë” Skënderbeun

Futboll

Ermir Rashica lë në “baltë” Skënderbeun

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 11:04
Ermir Rashica

Skënderbeu do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Korçarët do të luajnë në transfertë ndaj Tiranës, një duel direkt për mbijetesën.

Ernest Gjoka e di rëndësishmë e kësaj sfide, ndërsa “hallet” për të sa vijnë e shtohen. Kjonpasi Ermir Rashica u ndëshkua me karton të kuq ndaj Laçit. Në këtë mënyrë lideri i korçarëve nuk do të mund të kontribuojë ndaj Tiranës.

Kjo bën me “dhimbje koke” Gjokën  pasi duhet të gjejë zëvendësuesin e tij ndaj kryeqytetasve.

Kujtomë se sfida me Tiranën do të luhet ditën e dielë në orën 16:30, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat