Buffon komenton fjalët e Contes

Futboll

Buffon komenton fjalët e Contes

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 11:12
Gigi Buffon

“Antonio Conte ka ndryshuar. Ose ndoshta ka gënjyer”.

Kështu thotë Gigi Buffon, një nga ata që e njeh mirë, pasi ka luajtur me të te Juventusi dhe në kombëtare, duke fituar disa trofe së bashku. Pas barazimit të Napolit me Udinesen, Buffon ka shprehur mendimin e tij: “Në këtë moment ai po kalon nëpër vuajtje të mëdha”.

Ish-portieri bardhezi ka ofruar një analizë personale mbi deklaratat e fundit të ish-trajnerit të tij: “E njoh shumë mirë… Për mua është e pamundur që ai ta gëzojë këtë udhëtim, në mendje ka objektivin dhe e jeton me vuajtje të mëdha”.

Në veçanti, Buffon është ndikuar nga komentet e Conte-s në lidhje me merkaton: “Në një moment kur shtypi e shtynte për të gjetur një zëvendësues për Kvaratskhelia, ai i ftoi të gjithë që të vlerësojnë gjithçka që është bërë deri tani nga ekipi i tij dhe të gëzohen për udhëtimin e deritanishëm. Pastaj më erdhi të qeshja…, vendosa duart mbi fytyrë…, nuk mund ta besoja që ai thoshte ato gjëra. A është vërtet ai, pyeta veten”.

Nëse dikush mendon se referimi ndaj Europës, që do të thotë edhe “Conference League”, është një shenjë doreheqjeje, ai gabon, sipas ish-portierit të shquar: “Unë që e njoh, e di çfarë po kalon. Nëse Antonio tha këto gjëra, ishte sepse në atë moment donte të predikonte qetësi, pasi Napoli është një qytet që nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Ka një gjë që mund ta them: të shohësh një skuadër, që është ish-skuadra jote, duke luftuar krah për krah, bëhet e vështirë për të gjithë”.

Buffon ka dhënë gjithashtu mendimin e tij për Juventusin dhe Thiago Motta: “Sigurisht që të bashkosh rezultatet me lojën është e komplikuar, sepse punon pak gjatë javës, duke luajtur çdo tri ditë.

Tjetër është kur përfaqëson një botë si ajo e Juventusit, ndryshe nga Newton që kishte nevojë për 12 vite. Tani janë 4 vite që bardhezinjtë nuk e kanë fituar titullin. Njerëzit presin dhe shtyjnë, sepse duan të fitojnë sa më shpejt, bëhet shumë e vështirë të punosh në paqe.

Juventusi nuk është një entitet i veçantë, mendoj se mund të ketë dëshirën të shprehë një lojë emocionuese, ashtu si çdo ekip tjetër. Viti i parë i Contes ishte viti kur unë isha portieri i parë në Itali, që luaja me këmbë, sepse ai nuk donte që topi të hidhej kot, asnjëherë.

Ne ishim skuadra e parë që propozuam atë lloj dalje nga prapa, sepse më parë nuk kishte kërkesa të tilla. Ai solli diçka të re, jo të lidhur me traditën, dhe e bëri mjaft mirë. Pra, mendoj se mund të bëhet edhe tani me Thiago Motta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat