Cristiano Ronaldo pa dyshim është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.
Ronaldo, nuk e ka ndërmend të ndalet edhe pse në moshën 40-vjeçare, ku i cili pritet të vazhdojë kontratën me Al-Nassrin.
Siç raporton “L’Equipe”, portugezi pritet të vazhdojë edhe për një vit qëndrimin në Arabi, ku po synon të arrijë golin e tij të 1000-të në karrierë.
Cyprus investments might be cheaper than you think Investments Cyprus | search ads
“CR7”, bëri 90 paraqitje për Al-Nassr, duke shënuar 82 gola dhe duke dhënë 19 asistime. Por ai ende nuk ka shtuar një linjë tjetër në listën e tij mbresëlënëse të arritjeve.
Në verën e kaluar, pesë herë fituesi i “Topit të artë” shprehu dëshirën për të përfunduar karrierën e tij në Al-Nassr. “ Një ekip që më bën të lumtur dhe ku ndihem mirë ”, u shpreh Ronaldo