Ancelotti: Është gjithmonë një makth

Futboll

Ancelotti: Është gjithmonë një makth

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 11:21
Ancelotti e Guardiola

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Italiani, do të përballet përsëri ndaj Guardiolës për të katërtin vit me rradhë, ku kësaj here do të përballet në fazën e play-offit.

“Është gjithmonë një makth kur luan kundër skuadrave të Pep Guardiolës”.

“Pep është përpjekur gjithmonë të përdorë taktika dhe inovacione të reja në futboll.

E respektoj shumë, është një nga më të mirët nëse jo më i miri”, u shpreh Ancelotti.

Kujtojmë se ndeshja midis Manchester Cityt dhe Real Madridit, do të zhvillohet sonte në “Etihad”, në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat