Klubet saudite kanë shfaqur gjithashtu interes

Futboll

Klubet saudite kanë shfaqur gjithashtu interes

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 12:45
Pamje nga një ndeshje

Barcelona thuhet se është gati të shesë mesfushorin Frenkie de Jong gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediumit Fichajes, Barcelona është e gatshme ta lejoj largimin e holandezit për 40 milionë euro në verë.

Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026, por klubi e sheh këtë si një shans për të mbledhur fonde dhe për të shmangur humbjen e tij për më pak më vonë. Liverpooli thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e tij dhe ata po përgatisin një ofertë hapëse prej 35 milionë euro, që është nën vlerësimin e Barcelonës.

Klubet saudite kanë shfaqur gjithashtu interes, por një lëvizje në Ligën Premier duket më e mundshme. Manchester Unitedi më parë ishte i etur, por tani mund të jetë prapa Liverpoolit në ndjekje. Me marrjen e përgjegjësisë nga Arne Slot, Reds po kërkonje të forcojë mesfushën e tyre, veçanërisht me pasigurinë për Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Barcelona është e hapur për të shitur nëse Liverpool përmbush çmimin e kërkuar. Nëse nuk bihet dakord për rinovim të kontratës, ky mund të jetë sezoni i fundit i De Jong në klub.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat