Kreu i La Ligës: Po krijohet oligarki klubesh!

Futboll

Kreu i La Ligës: Po krijohet oligarki klubesh!

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 12:48
Tebas

Në intervistën e dhënë për prestigjozen gjermane “Süddeutsche Zeitung”, numri një i La Ligës ka dhënë të tjera deklarata, të cilat janë të destinuara që të bëjnë bujë.

Sipas Havier Tebas mënyra se si po shpërndan premiot UEFA për Champions League dhe Botërorin e Klubeve ndihmon vetëm në zmadhimin e diferencës mes një grupi të vogël klubesh dhe pjesës tjetër.

“Me fjalë të tjera ne po krijojmë një oligarki klubesh.

Diferenca mes një grupi skuadrash dhe të tjerave po bëhet edhe më e madhe.

Nëse do të vazhdohet kështu atëherë të gjitha ligat Europiane do të dominohen prej pak skuadrash, të cilat do të pasurohen edhe më shumë”, tha 62-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat