Lindon Emërllahu është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i ekipit të Cluj.
Është vetë klubi rumun që ka bërë të ditur transferimin e mesfushorit shqiptar që mbylli aventurën e tij te Ballkani në Kosovë.
Kujtojmë se nga ky transferim, klubi shqiptar ka përfituar plot 700 mijë euro, teksa ka ruajtur edhe 15% të kartonit në rast rishtitje të 22-vjeçarit. Në krahun tjetër, presidenti i klubit rumun, Nelu Varga nuk ka kursyer elozhet për Emërllahun.
“Bëmë një lëvizje vërtetë të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Morëm Lindon Emërllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani”, është shprehur Varga.