Këtë herë kapet Barça me gjyqtarët

Futboll

Këtë herë kapet Barça me gjyqtarët

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 14:35
Pamje nga ndeshja

Një herë Reali dhe një herë tjetër Barcelona. Është kjo panorama e ankesave të dy gjigantëve të futbollit spanjoll kundër gjyqtarëve në La Liga.

Reali i Madridit natyrisht që ka qenë shumë i ashpër pas humbjes kundër Espanjolit 10 ditë më parë. Klubi i bardhë ka dërguar një letër ankese në federatën spanjolle.

Ndërkohë që edhe Barcelona ka ankesat e veta.

Ka qenë mesfushori i saj, Gavi, i cili nuk ka qenë shumë i kënaqur me arbitrimin në Sevilje, ku u ndëshkua me karton të verdhë, në një takim ku shoku i tij i ekipit Fermin Lopez pa kartonin e kuq në fytyrën e tij.

Me një karton të verdhë dhe disa shqetësime fizike, mesfushori i Barçës pranoi se ai foli me trajnerin Hansi Flik në pjesën e parë dhe të dy ranë dakord se gjëja më e përshtatshme për të bërë ishte zëvendësimi i tij për shkak të rrezikut të një kartoni të dytë.

“Kisha shumë dhimbje dhe trajneri më tha se kisha një karton të verdhë dhe se nuk ishte koha për të bërë ndonjë budallallëk. Të gjithë e dinë që gjyqtarët nuk më kursejnë aspak, në çdo ndërhyrje janë gati me karton në dorë”, tha ai.

FITORJA – “Ne jemi shumë të kënaqur me ndeshjen. Nuk është e lehtë me një lojtar më pak dhe ne kemi bërë shumë mirë. Të vish të fitosh me katër gola në Sevilje, nuk është diçka që e bën çdo javë”.

GARA NË LA LIGA – “Unë e kam thënë se gara në La Liga është shumë e gjatë. Pas asaj ecurie jo pozitive në fundin e vitit të kaluar, njerëzit mendonin se ne ishim jashtë gare.

Por tani jemi vetëm dy pikë prapa. Ne duhet të vazhdojmë dhe të fitojmë gjithçka që ka mbetur për të fituar këtë kampionat, që është ajo që duam”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat