Moxhi: Juvja belbëzoi në mbrojtje

Futboll

Moxhi: Juvja belbëzoi në mbrojtje

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 14:40
Luçiano Moxhi

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi analizoi fitoren e bardhezinjve në kampionat kundër Komos dhe performancën e afrimit të ri Kolo Muani, autor i dopietës vendimtare që lejoi skuadrën e Tiago Motës të fitonte 2-1 ndaj ekipit lombard. Moxhi ka vetëm elozhe për francezin dhe Xhuntolin.

“Pavarësisht vështirësive financiare, Xhuntoli tregoi një intuitë të madhe duke peshkuar një sulmues si francezi që siguroi rezultatin pavarësisht se kishte vetëm “gjysmë topa” në të gjithë ndeshjen.

Por kjo ishte e vetmja gjë pozitive e mbrëmjes.

Juventusi u trondit nga loja e Komos, e cila po luante me më shumë shpejtësi, ndërsa Juvja belbëzoi në mbrojtje për 90 minuta”, tha Moxhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat