Futbollistët e kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi e Deli Hajdini, kanë treguar angazhim e lojë cilësore për skuadrën gjermane, Stuttgart U19.
Stuttgart U19 ngadhënjeu me penallti me rezultat 5:3 ndaj Liverpool U19.
Stuttgart kualifikohet në të tetën e finales së UEFA Youth League.
Ballafaqimi në kohën e rregullt mes Stuttgart U19 dhe Liverpool U19 ka përfunduar baras (2:2).
Bujupi ka shënuar gol për epërsinë e skuadrës gjermane, 1:0.
Skuadra mikpritëse avancoi me rezultat 2:0 po mysafirët e barazuan.
Për Stuttgartin shënuan Bujupi (8'), Korkut (19') dhe për Liverpoolin Morrison (26') e Doberty (45+2')
Bujupi u paraqit titullar e Hajdini nga minuta e 46-të.
Penalltitë përcaktuan fituesin.
Penalltitë, për Stuttgartin realizuan Korkut, Bujupi, Hajdini, Penna e Boakye dhe për Liverpoolin Morrison, Laffey, Figueroa; dështuan Nallo.