Pas dorëheqjes së Nevil Dedes, klubi ballshiot prezanton trajnerin e ri

Futboll

Pas dorëheqjes së Nevil Dedes, klubi ballshiot prezanton trajnerin e ri

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 18:08
Gentian Mezani

Gentian Mezani është trajneri i ri i Bylisit. Pas dorëheqjes së teknikut Nevil Dede, klubi ballshiot nuk ka vonuar dhe ka emëruar në krye të pankinës “timonierin” e njohur vlonjat.

Mezani është një njohës mjaft i mirë i Superiores, pasi më parë ka drejtuar ekipse si Flamurtari, Laçi apo Luftëtari i Gjirokastrës. Gjithashtu,

49-vjeçari ka aventurë edhe në Superligën e Kosovës, ku në dy periudha të ndryshme kohor ka qenë trajner i Gjilanit.

Njoftimi i klubit të Bylisit:

Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentjan Mezani.

Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat