Kylian Mbappe është lojtari vendimtar që Real Madrid e ka pritur me padurim.
Përveç shkëlqimit në fushë, ylli francez ka pasur një vit financiar spektakolar, duke siguruar të ardhura të jashtëzakonshme.
“Daily Mirror” ka zbuluar detaje të rëndësishme rreth fitimeve të tij.
Mbappe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me madrilenët verën e kaluar, duke pranuar një pagë neto prej 15 milionë eurosh në vit. Edhe pse kjo shumë është më e ulët se 72 milionë euro bruto që përfitonte te Paris Saint-Germain, lojtari ka siguruar një bonus nënshkrimi prej 143 milionë eurosh, i cili do të shpërndahet gjatë pesë viteve të kontratës.
Sipas “Forbes”, fitimet totale vjetore të Mbappe-s arrijnë në 86.9 milionë euro, falë kontratës së tij me Real Madridin dhe marrëveshjeve të mëdha të sponsorizimit.
Ai ka përfituar 20 milionë euro shtesë nga të drejtat e imazhit dhe është sponsoruar nga kompani të mëdha si Nike, Hublot, Oakley, Accor dhe Sorare.
Përveç fitimeve nga futbolli dhe reklamat, Mbappe ka nisur të investojë në mënyrë strategjike. Ai ka shpenzuar 15 milionë euro për të blerë 80% të aksioneve të SM Caen dhe ka marrë një aksion më shumë se 10% në markën luksoze elektronike Loewe.
Me një pasuri neto të vlerësuar mbi 200 milionë euro, Mbappe po ndërton një perandori financiare të qëndrueshme, duke e bërë atë një nga sportistët më të pasur dhe më me ndikim në botë.