Newcastle afër transferimit të talentit spanjoll

Futboll

Newcastle afër transferimit të talentit spanjoll

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 18:42
Antonio Cordero

Antonio Cordero, anësori i talentuar i Malagës, po shndërrohet në një objektiv për Newcastle United.

18-vjeçari, i njohur ndryshe si Antonito, ka qenë në ‘radarët’ e dy klubeve të mëdha spanjolle Barcelonës dhe Real Madridit.

Madje, sipas medieve iberike, Malaga kishte refuzuar ofertën e parë të katalonasve.

Tani, dy gjigantët e La Ligës duhet të përballen me një konkurrencën e fortë me Newcastle, këta të fundit duket se janë është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të tij.

Sipas “Daily Mail”, Newcastle United është në pole position për të mbyllur marrëveshjen me Antoniton.

Lojtari siç raportohet, tashmë ka vizituar klubin anglez, ndërsa drejtori sportiv i Newcastle, Paul Mitchell, ka nisur negociatat me përfaqësuesit e tij.

Tek Newcastle ekziston një optimizëm i madh për finalizimin e këtij transferimi, i cili do të ishte një goditje e madhe për të ardhmen e klubit.

Antonito shihet si një talent premtues me potencial të jashtëzakonshëm për të shkëlqyer në Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat