Bellingham shtang Manchester Cityn
![](/media/botasot.info/images/2025/February/11/auto_81739311043.jpg)
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Etihad” në Manchester.
Ndeshje e fortë deri në frymën e fundit.
Rezultatet - ndeshjet e para të play-off-it
]Juventus – PSV 2:1 (1:0)
Manchester City - Real Madrid 2:3 (1:0)
Sporting - Dortmund 0:3 (0:0)
Reali mori super rezultat në ndeshjen e parë të play-off-it dhe me qetësi do të presin ndeshjen e kthimit në Madrid, ku synojnë kalimin në të tetën e finales së Champions League.
Në minutën e 11-të, Mbappe në pozitë ideale por goditja e tij është pritur nga portieri vendas.
Pas një minuti Mendy huq atë që nuk huqej, një mbrojtës i Manchester City shpëtoi gol të sigurt.
Në minutën e 19-të, bie mbrojtja e Real Madridit, Erling Haaland mbetet i vetmuar dhe me mjeshtri e mposhti portierin e Realit, 1:0.
Në minutën e 25-të, Vinicius Junior i pafat, goditja e tij nga një pozitë e vështirë e jashtë 16-shit, u ndal në traversë.
Fat për Realin në minutën e 37-të, Akanji godet me kokë por traversa i mohoi golin.
Në fillim të pjesës së dytë Haaland goditi bukur por traversa ia mohoi golin.
Në minutën e 60-të, Kylian Mbappe nga afërsia me një goditje të çuditshme shënoi në këndin e majtë, 1:1.
Në minutën e 80-të, Erlind Haaland shënoi nga penalltia, për epërsinë e Manchester Cityt.
Reali kundërpërgjigjet shpejt duke barazuar rezultatin.
Në minutën e 86-të, zëvendësuesi Diaz ka barazuar rezultatin 2:2.
Në minutën e 90+2, Jude Bellingaham vulosi fatin e ndeshjes, 2:3 për Realin.
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës holandeze, PSV.
Për Juven shënuan McKennie (34’) e Mbangula (82’) dhe për udhëtuesit Perishiq (56').
Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.
Gjithçka u vendos në pjesën e dytë në konak të skuadrës portugeze.
Guirassy në minutën e 60-të, Gross në atë të 68-tën dhe Adeyemi (82).