Dramë në Manchester, Real Madridi triumfon në frymën e fundit! Juventusi dhe Dortmundi fitojnë

Futboll

Dramë në Manchester, Real Madridi triumfon në frymën e fundit! Juventusi dhe Dortmundi fitojnë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 shkurt 2025 Në ora: 20:57 Përditësuar në ora: 22:54 më 11.02.2025
Reali feston

Bellingham shtang Manchester Cityn

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Etihad” në Manchester.

Ndeshje e fortë deri në frymën e fundit. 

Rezultatet - ndeshjet e para të play-off-it

]Juventus – PSV 2:1 (1:0)
Manchester City - Real Madrid 2:3 (1:0)
Sporting - Dortmund 0:3 (0:0)

Reali mori super rezultat në ndeshjen e parë të play-off-it dhe me qetësi do të presin ndeshjen e kthimit në Madrid, ku synojnë kalimin në të tetën e finales së Champions League. 

Në minutën e 11-të, Mbappe në pozitë ideale por goditja e tij është pritur nga portieri vendas.

Pas një minuti Mendy huq atë që nuk huqej, një mbrojtës i Manchester City shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën e 19-të, bie mbrojtja e Real Madridit, Erling Haaland mbetet i vetmuar dhe me mjeshtri e mposhti portierin e Realit, 1:0.

Në minutën e 25-të, Vinicius Junior i pafat, goditja e tij nga një pozitë e vështirë e jashtë 16-shit, u ndal në traversë. 

Fat për Realin në minutën e 37-të, Akanji godet me kokë por traversa i mohoi golin.

Në fillim të pjesës së dytë Haaland goditi bukur por traversa ia mohoi golin.

Në minutën e 60-të, Kylian Mbappe nga afërsia me një goditje të çuditshme shënoi në këndin e majtë, 1:1.

Në minutën e 80-të, Erlind Haaland shënoi nga penalltia, për epërsinë e Manchester Cityt.

Reali kundërpërgjigjet shpejt duke barazuar rezultatin.

Në minutën e 86-të, zëvendësuesi Diaz ka barazuar rezultatin 2:2.

Në minutën e 90+2, Jude Bellingaham vulosi fatin e ndeshjes, 2:3 për Realin. 

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës holandeze, PSV.

Për Juven shënuan McKennie (34’) e Mbangula (82’) dhe për udhëtuesit Perishiq (56').

Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë në konak të skuadrës portugeze.

Guirassy në minutën e 60-të, Gross në atë të 68-tën dhe Adeyemi (82).

Ndeshje të forta

Nga: :0)

(E plotësuar) -86' Zëvendësuesi Diaz ka barazuar rezultatin 2:2.

Ndeshjet e play - off-it

Juventus – PSV 2:1 (1:0)
Manchester City - Real Madrid 2:3 (1:0)
Sporting - Dortmund 0:3 (0:0)

83' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

82' Adeyemi thellon rezultatin e Dortmundit. 

82' Mbangula shënon për Juventusin, 2:1. 

80' Erling Haaland shënon nga penalltia, 2:1 për Cityn.

78' Ndeshje të forta.73' Real po tregon lojë të mirë.

68' Gross shton epërsinë e Dortmundit.64' Ndeshje të mira.

60' Kylian Mbappe nga afërsia me një goditje të çuditshme shënoi në këndin e majtë, 1:1. 

60' Dortmundi avancon me golin e futbollistit Guirassy.

56' Perishiq ka barazuar rezultatin me Juventusin.

52' Reali do golin.

48' Pritet më shumë gola.

Përfundojnë pjesët e para.

43' Reali po sulmon.40' Ndeshje të forta.

37' Fat për Realin, Akanj godet me kokë por traversa i mohoi golin.

34' Juventusi në epërsi. Futbollisti Weston McKennie realizon. 

32’ Reali rastet deri me tash por vendasit shënuan nga një rast e pakujdesi nga madrilenët.

29' Vetlëm një gol deri me tash.25' Vinicius Juniori pafat, goditja e tij nga një pozitë e vështirë e jashtë 16-shit, u nfal në traversë. 

22’ Real në presion të rezultatit.

19' Bie mbrojtja e Real Madridit, Erling Haaland mbetet i vetmuar e me mjeshtri e mposhti portierin e Realit, 1:0.

16’ Juventusi synon fitore ndaj skuadrës së PSV-së.

12: Mendy huq atë që nuk huqet, një mbrojtës i Manchester City shpëtoi gol të sigurt.

11’ Mbappe në pozitë ideale por goditja e tij e pritet nga portieri vendas.10’ Reali po tregon dhëmbët në Manchester.

5’ Real Madridi po tregon lojë të mirë në Manchester. Ndeshje e luftuar në minutat e para.

3' Ende pa gola.

1’ Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati

Juventus përballë holandezëve në Champions League

Juventus pret PSV-në në orën 21:00. Kjo është dhe sfida e parë që do të luhet mes dy skuadrave në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve.

Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus: Di Gregorio, Gati, Lokateli, Keli, Kenan Jilldiz, Gonzalez, Renato Veiga, MkKenie, Kolo Muani, Ueah, Dagllaz Luiz

Trajner: T. Mota

PSV: Benitez, Obispo, Perisiç, Flamingo, L. de Jong, Lang, Mauro Zhunior, Shouten, Verman, Saibari, Ledezma

Trajner: P. Bosz.

Sportingu vendoset përballë Dortmundit

Sporting Lisbonë do të përballet me Dortmundin në orën 21:00. Sfida vlen për fazën “play-off” në Champions.

Për duelin interesant që do të luhet në Portugali janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

Sporting: Rui Silva, Fresneda, Sënt Xhust, Dimande, Matjus Reis, Zhoao Simoesh, Debast, Kuenda, Trinkao, Arauho, Harder

Trajner: R. Borges

Dortmund: Kobel, Svenson, Shloterbek, Çan, Ryerson, Gros, Sabitcer, Adejemi, Brandt, Gitens, Guirasi

Trajner: N. Kovaç.

PSG fiton ndeshjen e parë të play-off-it

Skuadra e PSG-së pa probleme ka fituar ballafaqimin e parë të play-off-it të Champipns League. 

PSG ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Brest-it.

Skuadra e PSG-së bën hapin e madh drejt të tëtes së finales. 

Vitinha në minutën e 21-të nga penalltia, Dembele në atë të 45-tën e 66-tën, shënuan për fitoren e PSG-së.

PSG ka treguar lojë më të mirë në Guingamp.

Brest po ashtu nga Franca do të ketë shumë të vështirë në takimin e kthimit në Paris.

Manchester City – Real Madrid, finale para finales

Ballafaqimi mes Manchester Cityt dhe Real Madridti pritet me padurim, padyshim se vlerësohet si finale para finales, takim i vlerfshëm i play-off-it në Champions League.

Skuadra që synojnë të jenë pjesë e të tetës së finale.

City ka përparësinë e terrenit, Reali cilësinë.

Kjo është ndeshja e parë.

Ndeshjet e play - off-it

Juventus - PSV
Manchester City - Real Madrid
Sporting - Dortmund

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat