Një shqiptare ftohet të Mali i Zi

Futboll

Një shqiptare ftohet të Mali i Zi

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 23:02
Angjelina Dreshaj

Kombëtarja e Malit të Zi U19 do të përgatitet për turneun e ardhshëm kualifikues, që do të zhvillohet në Shqipëri.

Duke qenë se përzgjedhja seniore ka angazhime në të njëjtën periudhë, Mali i Zi do të drejtohet nga pankina nga Ivan Tatar, ndihmësitrajneri Mirko Mariç.

Turneu organizohet në Tiranë dhe Elbasan dhe fituesit e grupeve, si dhe ekipi më i mirë i vendit të dytë, do të kualifikohen në Ligën A për ciklin e ardhshëm.

Në listë janë 20 lojtare ndër to edhe shqiptarja Angjelina Dreshaj (Buduçnosti).

Mali i Zi luan me Shqipërinë më 18 shkurt, tre ditë më vonë sfidohen nga Irlanda e Veriut dhe më 24 të këtij muajit ndeshen me Azerbajxhanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat