Lewandowski pritet të vazhdojë kontratën te Barcelona

Futboll

Lewandowski pritet të vazhdojë kontratën te Barcelona

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 08:37
Lewandowski

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Barcelona këtë sezon.

Këtë e dëshmojnë edhe golat e tij, ku aktualisht është edhe golashënuesi kryesor në La Liga.

Siç raporton Fabrizio Romano, “Lewa” pritet që të vazhdojë qëndrimin e tij te Barcelona, ku thuhet se do të nënshkruajë kontratën njëvjeçare e cila pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme.

“Lewa”, këtë sezon po shkëlqen nën urdhërat e Hansi Flick, ku ka shënuar 31 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat