Teuta do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Laçin në kuadër të javës së 25-të të Superiores.
Duel shumë i luftuar mes 2 ekipeve që synojnë t’i largohen sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.
Por Bledar Devolli është në “hall” para këtij dueli. Timonieri i durrsakëve ka mungesa të rnëdësishme ndaj kurbinasve. Blerim Kotobelli dhe Vasil Zogos nuk do të udhëtojnë me ekipin për në Laç.
I pari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti la fushën e lojës ndaj Skënderbeu vetëm pas 6 minutash. Dhe në këtë mënyrë do të mungojë për arsye dëmtimi.
Gjithashtu në dyshim mbetet edhe Mingos.
Ky i fundit ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi dhe mbetet të shihet nëse do të mund të rikuperohet në kohë për duelin e së dielës të orës 13:30.