Partizani ka nisur të mendojë tashmë për një tjetër duel shumë të rëndësishëm që do të luajnë ndaj Egnatias. Një duel pretendentësh es dy ekipee që do të përplasen mes tyre ditën e shtunë në orën 13:30 në “Egnatia Arena”.
Për “Demat” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të kenë mungesa të rëndësishme ndaj kampionëve.
Kjo pasi nga derbi kanë dalë të “sakatuar”. Janë plot 4 futbollistë që nuk do të mund të kontribuojnë për të kuqtë ndaj rrogozhinasve.
Altin Bytyçi, Gjelbrim Taipi dhe Besar Gudjufi u ndëshkuan me karton të kuq ndaj Tiranës dhe në këtë mënyrë do të jenë të pezulluar , ndërsa Andi Janjeva ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë nuk do të luajë ndaj kampionëve.
Kjo vë në “alarm” kryesisht mbrojtjen, me Aleksandar Veselinovic që duhet të gjejë menjëherë planin B.
Ndërkohë nga ana tjetër mungesa e 4 futbollistëve është lajm i mirë për Egnatian, pasi kundërshtari do të jetë i “dobësuar”.