Lajm i keq për Vllazninë

Futboll

Lajm i keq për Vllazninë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 11:11
Dinamo

Dinamo pas barazimit me Teutën ka kthyer fokusin te sfida me Vllaznisë, duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30.

Përballje që pritet të jetë shumë e luftuar, ku në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre 2 ekipe pretendente për titullin kampion.

Për Ilir Dajën ka lajme të mira para kësaj përballjeje. 4 futbollistë rikthehen dhe janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre ndaj shkodranëve. Edmir Sali, Bruno Dita, Dejvi Bregu dhe Jorgo Meksi do të mund të marrin vendet e tyre në formacion, me Dinamon që bëhet “top” para një sfide mjaft të vështirë dhe delikate.

Ndërkohë nga krahu tjetër është një lajm i keq për shkodranët, pasi rivalëve iu rikthehen disa lojtarë “big” dhe tashmë çdo gjë bëhet “malore” për kuqeblutë.

Kujtojmë se aktualisht Vllaznia mban vendin e 2-të në klasifikim me 43 pikë, ndërsa Dinamo pozicionohet e 4-ta me 40 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat