Vinicius: E ardhmja në Arabi? Dua të qëndroj gjatë te Reali

Futboll

Vinicius: E ardhmja në Arabi? Dua të qëndroj gjatë te Reali

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 11:18
Vinicius

Pas fitores me përmbysje përballë Manchester Sitit në ndeshjen e parë të Play Off-it të Champions League, ku u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, Vinicius foli për të ardhmen e tij dhe zërat për një ofertë shokuese nga Arabia Saudite.

“As unë nuk di asgjë, askush nuk ka folur me mua, unë duhet të flas me presidentin dhe shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, shpjegoi sulmuesi i Real Madridit për TNT Sports Brazil.

“Kam një kontratë deri në vitin 2027.

Por gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj të luaj këtu për një kohë të gjatë dhe të bëj histori me këtë klub të madh”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi brazilian, duke i premtuar besnikëri Realit të Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat