Guardiola: E lamë të na rrëshqiste nga duart

Futboll

Guardiola: E lamë të na rrëshqiste nga duart

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 11:22
Guardiola

Një tjetër goditje e rëndë për Pep Guardiolën në këtë sezon. Reali i Madridit përmbysi ndeshjen në minutat e fundit, duke bërë që Mançester Sitit t’i ikte fitorja nga duart brenda pak kohe.

Trajneri katalanas ka deklaruar përpara gazetarëve se kjo është e disata herë që skuadra e tij e dhuron fitoren në fund të ndeshjes, çka për të është e vështirë për t’u pranuar.

“Sigurisht që do të provojmë të përmbysim rezultatin në Madrid, por emocionalisht kjo ishte një goditje shumë e rëndë për ne. Nga të gjitha herët që kemi luajtur kundër Madridit, ky është viti kur ata kanë luajtur më mirë. Pas 2-1, u përsërit pak nga ky sezon.

Ka ndodhur në shumë ndeshje, kundër Fejnordit, kundër Sportingut të Lisbonës, kundër Bretfordit në Ligën Premier dhe Mançester Junajtedit dhe shumë ndeshje si këto, ku në fund e kemi dhuruar fitoren. Fatkeqësisht nuk është hera e parë, ka ndodhur shumë herë. Nuk mund të jem i zemëruar me ekipin tim.

Por kur je kaq pranë dhe e lë të rrëshqasë nga duart, është e vështirë për t’u pranuar”, ka deklaruar Pep Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat