Anceloti shtanget pas Man Cityt: 4-shja e mbrojtjes tonë nuk u stërvit kurrë bashkë

Futboll

Anceloti shtanget pas Man Cityt: 4-shja e mbrojtjes tonë nuk u stërvit kurrë bashkë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 11:23
Anceloti

Reali i Madridit është shndërruar në makthin më të madh të Mançester Sitit në vitet e fundit. Edhe këtë herë, kur fitorja dukej gjithnjë e më pranë për “qytetarët”, “los blancos” ia dolën të tregonin madhështinë dhe të kthenin rezultatin në favorin e tyre.

Erling Halandi zhbllokoi shifrat e takimit në minutën e 19, ndërsa në të 60-tën erdhi kundërpërgjigja nga Kilian Mbapeja. Kur kronometri po maste minutën e 80, Halandi tundi përsëri rrjetën e mbrojtur nga Kurtua. Këtë herë, norvegjezi shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Fodeni.

Por vetëm 6 minuta më vonë Brahim Diazi ktheu sërish baraspeshën. Kur dukej se të dyja skuadrat u pajtuan me barazimin, erdhi edhe përmbysja e Realit. Madrilenët përfituan nga një gabim në mbrojtje i Sitit për të gjetur më pas rrugën e rrjetës me anë të Bellihngemit. Reali fitoi kështu me përmbysje 2-3, ndërsa një javë më vonë do të presë në “Santiago Bernabeu” Mançester Sitit për të përcaktuar se cili ekip do të shkojë në 16 më të mirët e Ligës së Kampionëve në këtë sezon. Menjëherë pas ndeshjes, Anceloti u shpreh:

“Kemi marrë një avantazh të lehtë, por ka edhe një ndeshje tjetër.

Kishim shumë shanse, edhe Man City na krijoi shumë probleme. Kjo fitore na jep vetbesim dhe fuqi për ndeshjen tjetër.

Nuk mendoj se kjo është ndeshja më e mirë e jona e këtij sezoni. Tani fillon sezoni ynë i vërtetë. Është për t’u thënë se katërshja jonë e mbrojtjes nuk ishte stërvitur kurrë bashkë dhe nuk kishte luajtur kurrë bashkë dhe ata patën një ndeshjen spektakolare.

Dy qendër mbrojtsat, Tchoumani i shumëkritikuar, bëri ndeshje spektakolare. Asencio më befason me maturinë e tij”, tha Anceloti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat