Anthony Caci me shumë gjasa do të jetë një nga prurjet e reja të Kombëtares, ndoshta që në kualifikueset e Kupës së Botës. Nga sa mësohet bëhet me dije se FSHF-ja ka kontaktuar futbollistin në fjalë.
27-vjeçari ka lindur në Francë, ndërsa ka origjinë shqiptare. Për këtë Federata po kërkon që ta bindë për ta veshur me fanellën kuqezi. Caci po shkëlqen këtë sezon me Mainz 05 në Bundesligë, ku ka luajtur në 22 ndeshje. Ka arritur të shënojë 1 gola dhe të dhurojë edhe 4 asiste.
Konktatet mes palëve kanë nisur prej kohësh, teksa ende nuk dihet se cila është përgjigjja e mesfushorit. Caci luan si mesfushor, por ka tipare mbrojtëse nga e djathta dhe afrimi i tij në Kombëtare do t’i bënte shumë punë Sylvinhos.
Kujtojmë se 27-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Francë u-21, ndërs tashmë mbetet të shihet se çfarë do të zgjedhe.