E ardhmja e Mohamed Salah duket më larg Anglisë dhe me afër Arabisë Saudite. Klubi saudit i Al Hilal është ai që po këmbëngul dhe dëshiron ta marrë Salah me çdo kusht.
Ditët e fundit, raportime nga Anglia konfirmojnë se drejtuesit e Al Hilal kanë kontaktuar me ata të Liverpool, skuadrën aktuale të egjiptianit, për të kuptuar situatën në lidhje me me të.
Kontrata e Salah me “reds” skadon në fund të sezonit dhe nga 1 korriku ai do të jetë një lojtar i lirë. Madje nga 1 janari ai është i lirë të bisedojë me klube të reja për të ardhmen e tij.
Arabët në veçanti, kanë eksploruar mundësinë e punësimit të sulmuesit të Liverpool, që po shkëlqen këtë sezon. edhe pse të klubi anglz ka besim prë një rinovim të kontratës, Al Hilal po bën pressing për ta marrë, duke ofruar një rrogë më të mirë.