Tirana vendos pikat mbi “i”

Futboll

Tirana vendos pikat mbi “i”

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:20
Tirana

Tirana – Skënderbeu ashtu siç pritej do të luhet në “Elbasan Arena”. Duel ky invlefshëm për javëne  25-të të Superiores dhe që do të luhet ditën e dielë në orën 16:30.

Bardheblutë e Bledi Shkëmbit do të vazhdojnë të “shtegtojnë” dhe në “Elbasan Arena” sërish gjejnë “strehë”.

Ndaj korçarëve është një sfidë shumë e rëndësishme, me kryeqytetiasit që do të tentojnë të hedhin prapa krahëve zhgënjimin e derbit.

Tirana kërkon pikët për mbijetesën dhe ndaj Skënderbeut është një duel mjaft delikat për ta.

Aktualisht bardheblutë ndodhen në vendin e parafundit në klasifikim me 3 pikë më shumë se kundërshtari i tyre i kësaj jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat