Champions League ashtu si mbrëmjen e djeshme edhe ditën e sotme do të marrë vëmendjen.
Duele mjaft të luftuara janë në program për t’u zhvilluar, ku 8 ekipe do të luftojnë mes tyre për fitoren.
Gjithçka do të ngre siparin mes Club Brugge KV – Atalanta, ku italianët e Berat Gjimshitit janë të detyruar vetëm për fitore duke nisur që nga ora 18:45. Në fushë gjithashtu do të zbresë edhe Celtic, ku do të presin Bayern Munich në orën 21:00.
Paralelisht do të luhen edhe 2 përballje të tjera. Feyenoord do të sfidohet me Milan, ndërsa Monaco – Benfica është sfida tjetër e ditës së sotme.