Marcelo: Kam ende shumë për t’i dhënë futbollit

Futboll

Marcelo: Kam ende shumë për t’i dhënë futbollit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:27
Marcelo

Më 6 shkurt, mbrojtësi brazilian Marcelo i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit, në një prezantim në “Bernabeu”, para ndeshjes derbi të Madridit. Ai vendosi të tërhiqej pas 22 vitesh futboll në nivelin më të lartë.

Mbrojtësi i majtë brazilian, i cili u rrit në sistemin e të rinjve të Fluminense, bëri debutimin e tij profesional përpara se të fluturonte drejt Evropës. Emri i tij do të mbetet përgjithmonë i lidhur me Real Madrid, ku ai bëri 546 paraqitje dhe shënoi 38 gola, duke fituar 25 trofe, përfshirë 5 Champions League.

Pas eksperiencave të tij me Olimpiakos dhe rikthimit te Fluminense, ku mbylli karrierën, Marcelo ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”. Një zgjedhje e bërë me qetësi siç ka rrëfyer edhe ai vetë në një video që risjell karrierën e tij.

“Historia ime me futbollin përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë këtij sporti. Faleminderit të gjithëve, do t’ju jem përjetësisht mirënjohës“, u shpreh Marcelo.

Duke folur për të ardhmen e tij, ai shprehet se nuk duket i destinuar të vazhdojë karrierën si trajner, të paktën për momentin. “Gruaja ime thotë se dukem si trajner, por për fëmijë. Unë nuk e shoh veten kështu”, tha Marcelo.

“Një trajner duhet të kuptojë lojtarët, veçoritë e tyre, kulturën e tyre. Nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e tyre në fushë, duhet të kesh një mendje të hapur për t’i ndihmuar vërtet“, janë fjalët e Marcelo për mediat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat