Luis Figo, gjatë një interviste për “Rivista Undici”, rikujtoi etapat e fundit të karrierës së tij, përfshirë edhe katër sezonet e fundit me Interin: “Emocionet që përjetova kur mbërrita këtu ishin diçka unike, vërtet speciale, një konfirmim se kisha bërë zgjedhjen e duhur në nivel profesional.
Edhe pas lamtumirës sime, ky raport me klubin dhe tifozët zikaltër mbeti i paprekur. Për mua është një krenari e madhe të kthehem këtu dhe të ndjej gjithmonë dashurinë e njerëzve për ato katër vite”.
Figo, që ishte mësuar të ndante dhomën e zhveshjes me shumë yje te Real Madridi, shpjegon se edhe tek Interi nuk mungonin lojtarët e mëdhenj: “Kam qenë me fat që kam pasur shokë skuadre të jashtëzakonshëm, por më të lumtur ishin ata që kishin gjetur një lojtar me talent si unë. Interi gjithmonë ka pasur shumë talente në dispozicion.
Unë kam luajtur me Zlatan (Ibrahimovic), Adriano, Verónin, Recoba dhe shumë të tjerë, që ndoshta po i harroj. Patëm një periudhë fituese dhe kjo ndihmon shumë për të krijuar një ambient më të mirë. Interi i kohës sime ishte si një familje”.
Statistikat e karrierës së Figos
Barcelona: 249 ndeshje, 45 gola
Real Madrid: 245 ndeshje, 58 gola
Inter: 140 ndeshje, 11 gola
Sporting CP: 23 ndeshje, 5 gola