FSHF, mikpritëse dhe organizatore e ndeshjes Ukrainë – Kroaci

Futboll

FSHF, mikpritëse dhe organizatore e ndeshjes Ukrainë – Kroaci

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë – Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.

FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë sipas protokollit të UEFA-s.

Kujtojmë se Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat