McKennie: Ndeshja ndaj Juventusit, e rëndësishme për fatet e Seria A

Futboll

McKennie: Ndeshja ndaj Juventusit, e rëndësishme për fatet e Seria A

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:39
McKennie

Skuadra e Juventusit fitoi 2-1 ndaj PSV në sfidën e parë “play off” në Ligën e Kampionëve, një sukses i rëndësishëm për “bardhezinjtë”, që synojnë kualifikimin në turin tjetër.

Një prej protagonistëve të këtij suksesi ishte sulmuesi Veston Mekeni. Amerikani shënoi golin e parë të bardhezinjve.

“Për mua nuk është e rëndësishme të shënosh një gol apo të japësh një asist, për mua është e rëndësishme vetëm që skuadra të fitojë, për të sjellë një fitore në ndeshjen tjetër.

Kundër një ekipi si PSV, që luan mirë, që ka shumë talente, duhet të vraposh, të bësh ndërhyrje për të fituar, të lini gjithçka në fushë”, vazhdoi sulmuesi amerikan.

“Të gjithë bëmë një ndeshje shumë të mirë, rikuperuam shumë topa, vrapuam shumë dhe morëm një fitore të rëndsishme. Ky sukses të shërbejë si një shtysë për ndeshjen e radhës ndaj Inter”, tha MeKeni.

‘“Ndeshja ndaj Interit është e vështirë, ata kanë qenë pushim ndaj ne duhet të punojmë dyfishin në këto ditë të mbetura për të rikuperuar. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për fatet e Serie A”, tha në fund amerikani].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat