Sot është një ditë e veçantë për një nga ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare. Andi Lila feston 39-vjetorin e tij të lindjen.
Në këtë ditë urimet për të janë të shumta.
Një prej tyre vjen nga Armand Duka, presidenti i FSHF-së. Kreu i FSHF-së i uron gëzuar ditëlindjen, ndërsa shkruan se Lila ka shkruar historinë me fanellën kuqezi.
“Gëzuar ditëlindjen Andi Lila!
Një shembull për të rinjtë, i cili e nisi futbollin nga qyteti i lindjes, Kavaja, spikati në kampionatin tonë me Besën e Tiranën, ishte pjesë e Kombëtareve të moshave, nga U17, U19 dhe U21 dhe ia doli të ishte pjesë e historisë duke arritur kualfikimin e parë në një Europian dhe duke luajtur në të me fanellën kuqezi të Kombëtares!”, ka shkruar Duka.