Në intervistën më të fundit të dhënë për “Sport Bild”, Karl-Hainc Rumenige ka prekur disa tema interesante. Sot në rolin e këshilltarit të Bordit të Bajernit të Mynihut, Rumenige foli edhe për Kombëtaren gjermane ku ftoi Julian Nagelsman që të jetë me këmbë në tokë sa u përket aspiratave për të fituar Kupën e Botës nmë 2026-ën.
Këshilla për Nagelsman – “Mendoj se Kupat e Botës që organizohen në Amerikë janë një avantazh për formacionet latine. Në Meksikë disa stadime janë deri në 2000 metra mbi nivelin e detit. Mbaj mend se në SHBA 1994 kemi zhvilluar një takim në Dallas ku temperaturat ishin deri në 40 gradë celcius. Të gjithë këto që po them nuk janë një plus për ekipet europiane”.
Kalendari i ngjeshur – “Lojtarët tanë nuk duhet të ankohen për numrin e ndeshjeve pasi kur diskutojnë për konratat shikoj se po kërkojnë gjithmonë e më shumë para. Nëse kërkon shumë nga klubi atëherë drejtuesit duhet ti gjejnë ato diku. Mendoj se kalendari i ngjeshur është ‘kurthi’ ku kanë hyrë vetë lojtarët”.
Botërori për Klube - “Kupa e Botës për klube ishte një event shumë i mërzitshëm pasi shkonte vetëm fituesja e Champions League. Kur shkonim atje e dinimin se do të ktheheshim me një tjetër trofe”.
Superliga – “Në fillim Superliga ishte projektuar që të luhej mes skuadrave më të mira të Anglisëm Spanjësm Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Por tani mendoj se ajo nuk do të bëhet kurrë pasi nuk merr pjesë askush tjetër veç Barçës dhe Realit. Këto dy skuadra tani po kontaktojnë ekipe të dorës së dytë për të ndërtuar një kompeticion, i cili nuk do të mbahet kurrë”.