Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon triumfin në sfidën e parë me eliminim direkt në “play off” kundër Bryzhit në Belgjikë.
Mbrojtësi kuqezi do të luajë një “derbi” shqiptarësh përballë Jasharit që aktivizohet në radhët e belgëve.
Në prag të kësaj sfide ku të dy lojtarët shqiptarë pritet të jenë titullarë, ka folur edhe Gasperini që përveç fitores së kërkuar, është ankuar për numrin e lartë të ndeshjeve që mund të sjellin dëmtime.
“Këto janë ndeshje që na japin një rëndesë më shumë në kampionat.
Problemi që sjellin janë kryesisht dëmtimet në skuadër dhe jo lodhja, pasi për mendimin tim ndeshjet e Championsit më shumë të japin se të marrin”, u shpreh Gasperini.