Skuadra shqiptare përforcohet me lojtarin që dikur ishte pjesë e Dynamos së Dresdenit, Adanës dhe Gençlerbirligit

Futboll

Skuadra shqiptare përforcohet me lojtarin që dikur ishte pjesë e Dynamos së Dresdenit, Adanës dhe Gençlerbirligit

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 13:54
Aias Aosman

Skuadra shqiptare Gostivari është përforcuar në fund të afatit kalimtar në futbollin maqedonas.

Afati kalimtar dimëror ka përfunduar mbrëmë, ndërsa Gostivari promovoi përforcimin e fundit për pjesën pranverore të sezonit, sirianin Aias Aosman.

Ai është mesfushor dhe ka 30 vjeç. 

Lojtari sirian është me pasaportë gjermane.

Karrierën e tij ka luajtur për Dynamon e Dresdenit, Adana Demirsporin, Tuzlasporin, Ionikosin, Hermannstadtin dhe Genclerbirligin.

Aosman ka luajtur edhe 15 ndeshje për kombëtaren e Sirisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat