Gara për golashënuesin e Superiores është shumë e fortë, por në javët e fundit një nga futbollistët ka fituar terren ndaj ndjekësve. Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela kanë nga 10 gola, teksa janë shkëputur nga Bekim Balaj.
Shkodrani kryeson listën me 4 gola më shumë në këtë sezon të Superiores.
Ndërkohë në “top-5” janë edhe Regi Lushkja i Egnatias dhe Ermir Rashica i Skënderbeut.
Këtu 2 të fundit kanë shënuan nga 9 gola deri tani. Jemi vetëm 11 ndeshje nga fundi i kampionatit dhe me shumë kuriozitet pritet të mësohet se kush ëktë sezon do të jetë golashënuesi i Superiores.