Lamçe përforcon Ferizajn

Futboll

Lamçe përforcon Ferizajn

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 14:40
Franko Lamçe

Skuadra e Ferizajt ka përforcuar radhët me futbollistin Franko Lamçe. 

Një përforcim adekuat në repartin e mbrojtjes për ferizajasit.

“Jemi të lumtur të prezantojmë përforcimin tonë më të ri në qendër të mbrojtjes, Franko Lamçe! 

Lamçe vjen te FC Ferizaj me përvojë të madhe nga Superliga e Shqipërisë dhe kampionati grek, duke sjellë siguri dhe forcë në repartin defensiv.

Mbrojtësi i talentuar së fundmi ishte pjesë e GS Ilioupolis, ndërsa më parë ka luajtur për FC Kukësi. Tani është gati të japë maksimumin për ngjyrat tona!”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat