Courtois largon euforinë

Futboll

Courtois largon euforinë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 14:56
Courtois

Ata që prisnin një shfaqje të shkëlqyer nuk u zhgënjyen. Real Madridi fitoi në “Etihad” dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit në 1/8 finale të Champions League, ndoshta duke i dhënë goditjen e fundit sezonit katastrofik të Manchester Cityt.

Skuadra e Guardiolës nuk arriti ta menaxhonte dy herë avantazhin e arritur përmes Haaland, duke u ndëshkuar fillimisht nag Mbappé e më pas Brahim Diaz e Jude Bellingham. Anglezi po bëhet gjithnjë e më shumë lojtar i golave ​​të rëndë, të shënuar në minutat e fundit.

Në fund të ndeshjes, Thibaut Courtois foli për “Movistar”: “Ne e dimë që Manchester City është një ekip sulmues. Në fund është gjithmonë më mirë të fitosh, edhe nëse pëson gola. Pësuam dy gola për fat të keq; i pari përmes lojës së mirë, i dyti me penallti. Me rezultatin 2-1 menduam edhe për ndeshjen e kthimit, por skuadra besonte te  përmbysja”.

Goli i parë ishte një goditje e fortë për madrilenet: “E dinim se duhej të përmirësoheshim pak, sepse erdhi me presion. Sidoqoftë, kishim qetësinë për t’i bërë gjërat mirë”.

Kjo ndeshje pati shumë mundësi në të dyja portat: “Ata janë një skuadër që e menaxhon mirë topin.

Ne nuk duhet të kemi frikë të presim, por duhej ta bëjmë në mënyrë të rregullt. Duhet të vazhdojmë kështu për të fituar edhe javën tjetër. Do të jetë e vështirë, mbaj mend ndeshjen kundër Chelsea. Nuk mund të mendojmë që tashmë jemi në fazën tjetër të Champions League”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat