Dëmtimi

Futboll

Dëmtimi

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 14:59
Kai Havertz

Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi pësoi një këputje të kofshës gjatë kampit stërvitor të skuadrës në Dubai. “The Athletic” raportoi të martën se Havertz do të vlerësohej pas lëndimit. Është ende e paqartë nëse 25-vjeçari do të ketë nevojë për operacion për problemin, por fokusi i tij është të fitojë formën për fillimin e sezonit 2025-26.

Mungesa e pritshme e Havertz shton problemet e Arsenalit në vijën sulmuese. Bukayo Saka udhëtoi me skuadrën për në Dubai, por pritet të jetë jashtë deri në mars, pasi iu nënshtrua një operacioni të kërdhokullës në dhjetor.

Gabriel Martinelli nuk pritet të rikthehet për rreth një muaj, pasi mori një dëmtim në kërthizë kundër Newcastle United më 5 shkurt, ndërsa Gabriel Jesus përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushës për shkak dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të majtë.

Havertz ka qenë i disponueshëm për pothuajse çdo ndeshje të Arsenalit këtë sezon, duke regjistruar 15 gola dhe 5 asistime në 34 paraqitje, në të gjitha garat.

Arsenali po kërkonte në mënyrë aktive përforcime sulmuese në afatin kalimtar të dimrit, por nuk bëri asnjë nënshkrim. Klubi i Londrës veriore bëri ofertë për sulmuesin e Aston Villa, Ollie Watkins, por marrëveshja nuk u arrit dot. “Topçinjtë” zgjodhën të fokusoheshin tek objektivat afatgjata në merkaton e verës.

Arsenali është penguar nga lëndimet këtë sezon, me Ben White, Takehiro Tomiyasu, Riccardo Calafiori, Oleksandr Zinchenko, Mikel Merino dhe Martin Odegaard, të gjithë të munguar për periudha të ndryshme kohore.

Skuadra e Mikel Arteta është e dyta në Premier League, 6 pikë prapa liderit Liverpool, dhe do të përballet me transfertën e Leicester City të shtunën, në ndeshjen e radhës.

Lëndimi i Havertz e lë Artetën me vetëm tre sulmues të nivelit të lartë në  dispozicion; Leandro Trossard, Ethan Nwaneri dhe Raheem Sterling.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat