Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi për cilësinë e tij të lartë teknike, foli për mikrofonët e “Sky Sport” në prag të ndeshjes ndaj Feyenoord-it në Roterdam: "Është bukur të kthehem në vendin tim të origjinës.
Në tribuna do të jetë edhe familja ime, kështu që për mua do të jetë ndeshje edhe më speciale. Mezi pres të nisë ndeshja".
Kjo është një sfidë vendimtare…
Po, do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, e para e "play off"-it të Champions League. Sigurisht, ne donim të ishim mes 8 ekipeve të para, por për fat të keq nuk e arritëm atë objektiv dhe tani duhet të luajmë këtë fazë. Në këtë stadium është gjithmonë e vështirë, shumë ndeshje janë të komplikuara, por ne jemi gati.
Nga ndeshja me Interin e deri më tani, diçka ka ndryshuar te kuqezinjtë…
Mendoj se po. Mënyra se si duam të luajmë tani është shumë e qartë, të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë, punojmë për njëri-tjetrin dhe kjo po reflektohet në ndeshje. Rezultatet janë pasojë e kësaj pune, është pikërisht ajo që po ndodh. Duhet të vazhdojmë kështu.
A po përmirësohet edhe ndjesia juaj me Conceiçao? Nga jashtë, kjo është përshtypja…
Po, është e vërtetë. Edhe gjatë ndeshjeve ai sjell shumë energji nga stoli dhe kjo ndihet në fushë. Duhet të vazhdojmë kështu, është shumë e rëndësishme për grupin tonë. Në këtë mënyrë mund t’i fitojmë ndeshjet.