Çmendet United

Futboll

Çmendet United

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Manchester United dëshiron të rikthejë në qytet yllin e Atletico Madrid, Julian Alvarez sezonin e ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, sipas Okdiario, do të jetë subjekt i një oferte marramendëse nga Djajtë e Kuq.

United synon t’i ofrojë 120 milionë sterlina (rreth 143 milionë euro) Atletico-s për argjentinasin.

Megjithatë, Alvarez ka pak interes për një lëvizje të tillë – pavarësisht parave të përfshira.

Në të vërtetë, sugjerohet se ai do të kthehej në Angli vetëm nëse City dhe Pep Guardiola do të donin ta rikthyenin atë.

Alvarez është i lumtur në Madrid dhe veçanërisht duke luajtur për trajnerin Diego Simeone.

Pas 34 paraqitjeve këtë sezon, Alvarez ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat