Serhou Guirassy po vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmundin.
Sulmuesi nga Guineja ishte protagonist edhe mbrëmë në fitoren e Verdhezinjve ndaj Sporting Lisbonës në udhëtim me rezultat 3:0 duke e shënuar golin e parë të gjermanëve.
Me këtë rast, 28 vjeçari e mori primatin në listën e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në Champions me 10 gola.
Ish-futbollisti i Stuttgartit e kaloi kështu Robert Lewandowskin e Barcelonës, i cili e ka një gol më pak.
Në podium ka përfunduar shoku i tij i skuadrës, Raphinha me 8 gola, sa i bëri edhe Erling Haaland mbrëmë me dygolëshin e shënuar ndaj Real Madridit.
Pa dyshim, deri në fund të sezonit gara për shënuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve do të jetë mjaft interesant. /Gazeta Express
Shënuesit më të mirë në Champions:
10 gola: Guirassy, Borussia Dortmund
9: Lewandowski, Barcelona
8: Raphinha, Barcelona
8: Haaland, Manchester City
7: Vinicius Junior, Real Madrid