Ademi largohet pas 16 viteve nga 2 Korriku

Futboll

Ademi largohet pas 16 viteve nga 2 Korriku

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:13
Besim Ademi

Ish futbollisti i spikatur, Besim Ademi, ka ndarë rrugë pas një dekadë e gjysmë me 2 Korrikun e Prishtinës.

Ademi ka dhënë kontribut të madh të 2 Korriku, për shumë vite edhe si trajner.

Ai largohet me fjalë më të mira për drejtuesit e këtij kolektivi, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

“Pas 16 viteve të jashtëzakonshme në klubin e futbollit 2 Korriku, ka ardhur momenti që rrugët tona të ndahen me marrëveshje të dyanshme. Kjo periudhë ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, të cilat më kanë ndihmuar të rritem si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.

Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për kryesin e klubit Rexhep Baholli dhe Shaban Baholli, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve.

Një mirënjohje e veçantë shkon për stafin, futbollistët dhe të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët pata fatin të punoj. Së bashku kemi ndarë përvoja të vlefshme, kemi kaluar momente sfiduese dhe kemi ndërtuar një ekip që gjithmonë ka synuar më të mirën.

KF 2 Korriku do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës sime, me kujtime të bukura dhe mësime të çmuara. Uroj suksese të vazhdueshme klubit dhe të gjithë atyre që do të vazhdojnë ta përfaqësojnë me dinjitet!”, ka bërë të ditur Besim Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat