Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr

Futboll

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:21
Pamje

Koreografia e tifozëve të Manchester Cityt në ndeshjen e mbrëmshme (e martë) kundër Real Madridit nuk i drejtohej futbollistit brazilian Vinicius Juniuor, por presidentit të Los Blancos, Florentino Perez.

Kjo është bërë e ditur në rrjetin social Tëitter, ku fansat kanë zbuluar se koreografia i është drejtuar presidentit të Mbretërve.

“Ndalo së vajtuari”, shkruante koreografia e lartpërmendur, krahas një fotoje të mesfushorit spanjoll Rodri duke puthur Topin e Artë që fitoi dhe gjithçka drejtohej kundër njeriut të parë të Real Madridit.

“A nuk e kuptoi askush në media se personi të cilit i drejtohej koreografia nuk ishte në fushë? Po, është Florentino Perez. Ishte ai që nxiti fushatën kundër Rodrit dhe bojkotin e ceremonisë së Topit të Artë nga lojtarët e klubit të tij. Na duhej të bënim diçka”, thuhet në mesazhin e fansave që kanë krijuar koreografinë.

Në fund të ndeshjes, Vinicius ka komentuar koreografinë e lartpërmendur dhe ka theksuar se gjëra të tilla i japin motivim shtesë, edhe pse në fund rezultoi se ato nuk ishin drejtuar drejtpërdrejt kundër tij.

Rastësisht, në tribunën jugore u shfaq një foto e Rodrit duke puthur Topin e Artë me frazën “Stop Crying your heart out” apo “Ndalo së vajtuari me zemrën tuaj”.

Ndryshe, “Stop Crying Your Heart Out” është një nga këngët më të famshme të grupit Oasis, i lidhur ngushtë me Manchester Cityn, fansat e mëdhenj të të cilit janë vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat