Derbi i Liverpoolit

Futboll

Derbi i Liverpoolit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Fitorja ndaj “Reds”-ave prillin e kaluar ishte fitorja e tyre e parë në derbin e Mersejsajdit në shtëpi në Premier Ligë në 13 tentativa, që nga tetori 2010 (3 barazime, 9 humbje).

Derbi i Mersejsajdit ka prodhuar 23 kartonë të kuq gjatë epokës së Premier Ligës, më së shumti nga çdo ndeshje tjetër e kampionatit.

Tre takimet e fundit kanë përfunduar me rezultatin 2-0, ku të kuqtë kanë fituar dy herë dhe blutë një herë.

Everton synon fitoren e katërt radhazi në kampionat për herë të parë që nga dhjetori 2023.

“Toffees” kanë shënuar vetëm 23 gola në po aq ndeshje në Premier Ligë këtë sezon: vetëm dy skuadrat e fundit në renditje, Ipsuiçi dhe Sauthemptoni kanë shënuar më pak.

Evertoni ka kryesuar 3-0 në pjesën e parë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë.

Dejvid Mojes fitoi vetëm tre nga 22 derbet e tij në Premier Ligë kundër Liverpulit në periudhën e tij të parë në krye të Evertonit, midis viteve 2002 dhe 2013 (7 barazime, 12 humbje).

Liverpooli është i pamposhtur në 19 ndeshje në Premier Ligë, ndërsa ka fituar 14 dhe ka barazuar pesë.

Ata nuk kanë humbur ende një ndeshje jashtë fushe këtë sezon, duke fituar 30 pikë nga 36 të mundshme.

Skuadra e Arne Slot ka shënuar në secilën prej 19 ndeshjeve të fundit të ligës.

Liverpool ka shënuar të paktën pesë gola më shumë në pjesën e dytë se çdo skuadër tjetër në Premier Ligë këtë sezon, pavarësisht se ka luajtur një ndeshje më pak se të gjithë.

Mohamed Salah ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 21 gola në 12 ndeshjet jashtë fushe të Liverpulit këtë sezon, duke shënuar 13 herë dhe duke dhënë tetë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat