Deco ka zbuluar planet e Barcelonës për ndërhyrjet që mund të bëhen në merkaton e verës.
Drejtori sportiv i katalanasve nuk sheh asnjë nevojë për alarm, sepse skuadra sipas tij është thuajse e kompletuar. Ai ndihet i kënaqur me organiken aktuale të ekipit, sidomos pas rikthimit të disa lojtarëve nga dëmtimet.
“Besoj e keni kuptuar edhe vetë se te Barcelona nuk kemi nevojë të bëjmë 4-5 blerje, sepse skuadra është thuajse e kompletuar”.
“Tani kemi më pak shqetësime mbi merkaton krahasuar me dy vite më parë. Lojtarët e rinj po rriten në rolet e tyre dhe kjo na jep optimizëm”.
Barcelona pritet të blejë një mesfushor difensiv dhe një qendërsulmues në merkaton e verës. Ndërkohë, pritet të investohet për një mbrojtës të djathtë.