Media italiane tregon situatën e shqiptarit

Futboll

Media italiane tregon situatën e shqiptarit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:52
Asllani

Duket se Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në fundin e këtij sezoni.

Situata e shqiptarit te zikaltërit është shumë e vështirë teksa tani ka përfunduar si lojtari i tretë pas Calhanoglu dhe Zielienski.

Nga krahu tjetër italianët kanë blerë edhe Susic, lojtarin e Dinamo Zagreb, që luan të njëjtin rol, por do t’i afrohet Interit në verë. Media pranë zikaltërve, “Interlive” ka treguar situatën e shqiptarit në klub.

Sipas saj, Inzaghi e ka të qartë idenë e hierarkisë. I padiskutueshëm është Calhanoglu, ndërsa për ndeshjet e forta dhe momentet kyçe pas tij do të vijë Zielienski për shkak të eksperiencës dhe garancisë që ofron.

Ndërkohë Kristjan Asllani do të përdoret për momente më qetësuese të ndeshjeve, ato pa presion, në mënyrë që vlera e tij e kartonit të mos ketë rënie. Në fundin e sezonit, te Interi do të bëjnë bilancin që sipas të gjitha gjasave, e sheh mesfushorin tonë larg Milanos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat