Spektakël i 7 golave, vajzat e Partizanit mposhtin Apoloninë

Futboll

Spektakël i 7 golave, vajzat e Partizanit mposhtin Apoloninë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar me fitoren e të “kuqve” ndeshja mes vajzave të Partizanit dhe të atyre të Apolonisë.

Sfida e zhvilluar në Kupën e Shqipërisë, është mbyllur me rezultatin 4-3 në favor të “Demave”.

Për Partizanin rrugën e rrjetës e gjeti dy herë Arlinda Kodra, teksa shënuan edhe Ferreira Dos Santos dhe Alvarenga Dias. Ndërkohë që për Apoloninë shënuan, Vishkulli dhe dy herë Tenutti De Souza.

Mes spektaklit të 7 golave përfundoi edhe ndeshja në “Arenën e Demave”. Tashmë Apolonia, Gramshi dhe Partizani në Grupin A janë në baraspeshë totale, me nga 3 pikë secila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat